Giacomo Vrioni ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Bundesligën e Austrisë.
Sulmuesi shqiptar u huazua nga Juventusi për te skuadra WSG Tirol në Austri ku ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.
23-vjeçari e ka mbyllur edicionin me 19 gola të shënuar dhe pesë asistime, duke konfirmuar formën fantastike.
Pas ndeshjes së fundit ndaj Rapid Vjenës, Vrioni ka marrë edhe trofeun ‘Këpuca e Artë’ në Austri.
Sa sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe sulmuesi gjerman i RB Salzubrg i transferuar te Dortmund këtë verë, Karim Adeyemi.
Ai ia ka dalë kësisoj që të vendosë një rekord të ri për futbollistët shqiptarë në kampionatin austriak, duke thyer shifrën e vendosur 11 vite më parë nga Hamdi Salihi.
💫 @WSGTIROL pic.twitter.com/GQ7LMv5qT3
— Giacomo Vrioni (@giacomovrioni32) May 29, 2022
Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, duke luajtur asokohe me fanellën e Rapid Vjenës, shënonte 18 gola në kampionatin austriak, me Vrionin që e kaloi këtë shifër pikërisht falë rrjetës së tundur në ndeshjen e pak ditëve më parë ndaj Rapidit. /Telegrafi/