Telegrafi

Arritje e jashtëzakonshme për Dafina Nezirin -artistja kosovare grimon Huda Beautyn

Ajo tanimë ka kaluar çdo limit dhe është bërë njëra ndër artistet më të kërkuara jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Bëhet fjalë për grimeren Dafine Neziri, e cila ka nisur punën edhe me yje ndërkombëtare me disa prej emrave më të mëdhenj të showbizit në botë.

Biondja, e cila numëron ndjekës të shumtë në rrjete sociale, ka njoftuar së fundmi për një bashkëpunim të bërë me grimeren e popullarizuar amerikane, Huda Kattan – e njohur për të gjithë si Huda Beauty.

Në një postim të bërë në Instagram, Neziri tregon më në detaje për grimin dhe nuancat që ka përdorur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Neziri

“Faleminderit Huda Beauty që më lejuat të ua bëj grimin. Ju jeni një inspirim i madh dhe është e çmendur se si bëni kaq shumë për produktet e juaja”, ka shkruar ajo në videon e shpërndarë.

Dafina muaj më parë ka grimosur edhe aktoren Meryem Uzerli që për publikun shqiptar u bë më e njohur në rolin e sulltaneshës ‘Hyrrem’ në serialin televiziv për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil” (2011–2013).

Puna e mahnitshme dhe e përsosur e grimeres kosovare ka bërë që çdo ditë të marrë komplimente e reagime të shumta pozitive. /Telegrafi/