Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski tha se sot ka arritur vaji i Serbisë dhe tashmë, nga nesër do të ndodhen në markete.
Ministri edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen dhe të mos blejnë vaj për shkak se siç tha ai, vaj ka shumë dhe se nuk importohet vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria.
“Ne garantojmë që ka sasi të mjaftueshme. Kemi rritur prodhimin vendas dhe sot kemi importe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria, si vaj gatimi ashtu edhe vaj i parafinuar, kështu që nuk ka fare nevojë për panik. E kuptojmë shqetësimin, por po punojmë shumë që të sigurojmë sasi të mjaftueshme, tha Nikolovski.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri përsëriti se nëse është e nevojshme, përveç dy milionë litrave të planifikuara, do të kërkohet edhe importi i sasive shtesë të vajit për gatim nga Serbia.
Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet serbe. Nëse nevojiten sasi shtesë, presim që Qeveria e Serbisë ta miratojë. Presim heqjen e ndalimit për naftën e parafinuar, theksoi Nikollovski./Telegrafi/