Ka arritur në Maqedoni treni i fundit nga gjashtë të tillët, për të plotësuar blerjen nga “CSR” e Kinës, me qëllim që të rinovohet transporti hekurudhor në Maqedoni, investim i cili kap shifrën e 25 milionë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Lidhjes dhe Transportit, Vllado Misajllovski, sot deklaroi se tani duhet të plotësohen gjithë procedurat dhe punët teknike dhe trenat të vendosen në funksion.
“Paralelisht me këtë do të fillojmë edhe me investime tjera për të përmirësuar transportin hekurudhor në vendin tonë. Po bëjmë përgatitje të shumta në lidhje me këto investime”, deklaroi Misajllovski, i cili shtoi se tanimë është nënshkruar marrëveshje për lokomotiva me vlerë prej 8,7 milionë euro.
Sipas drejtorit të hekurudhave të Maqedonisë, Nikolla Kostov, me këtë investim është përmirësuar flota hekurudhore për rreth 60%, ndrësa tha se me ndihmën e Qeverisë do të plotësohet edhe 40%-shi./Telegrafi/