Telegrafi

Arriti jQuery 1.7

Çfarë sjell jQuery 1.7 në krahasim me versionet e mëhershme?

Event API i ri mundëson përdorimin e funksioneve .on() dhe .off(), të cilat mundësojnë që një event të ia bashkëngjisim dokumenteve, që ngjashëm me funksionin .delegate(), nëse përdoret selektori, e në rast të opsionit null, sillet sikurse një .bind(). Përveç dy funksioneve të reja, në masë të madhe është përshpejtuar puna me ngjarjet e deleguara (delegated events), që është shumë me rëndësi për aplikacionet të cilat po bëhen gjithnjë e më komplekse.

Përveç përshpejtimit dhe animimeve më të mira, është mundësuar edhe përdorimi i HTML5 tagëve në shfletuesit 6, 7 dhe 8 të IE-së, përmes metodës .html(), në bashkëpunim me innerShive. jQuery tani përkrah edhe AMD – Asynchronys Module Definition – që do të thotë se tani punon me libraritë sikurse që janë RequireJS dhe curl.jsa. jQuery.isNumeric() me gjasë do të jetë shumë i dobishëm, si dhe zgjerimi i jQuery.Deferred.

Përveç shtesave, disa gjëra janë larguar, sikurse që janë funksionet event.layerX/Y dhe jQuery.isNan(). Gjithsesi, ata të cilët janë të interesuar për më shumë detaje, të gjitha informatat mund ti gjejnë në listën e detajuar të ndryshimeve që mund të gjendet në ueb faqen e jQuery-it. /Telegrafi/