Sot 56 amerikanë arritën në Maqedoni që të shërbejnë si vullnetarë në Maqedoni.
Ata do ta ndajnë dijen dhe përvojën e tyre nëpërmjet vullnetarizmit në shkollat dhe organizatat në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vullnetarët u pritën në aerodrom nga drejtori ‘Peace Corps’, Marc Hanfin si dhe nga të punësuarit e kësaj organizate.
“Ky është grupi më i madh në historinë e ‘Peace corps’ në Maqedoni. Nga viti në vit, numri i vullnetarëve rritet. Këtë e dëshmon edhe interesi i madh që ekziston tek amerikanët që të shërbejnë në Maqedoni”, tha drejtori i ‘Peace coprs’, Marc Hanfin.
Ata do të jenë në Maqedoni për dy vite dhe do të punojnë si mësues të gjuhës angleze, defektologë në qendrat ditore për nevoja të veçanta si dhe në fushën e zhvillimit të bashkësive në organizatat joqeveritare dhe komuna.
‘Peace corps’ është organizata qeveritare amerikane dhe i realizon programet e veta në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Është grupi i 24-të i vullnetarëve që jetojnë dhe punojnë në qytete dhe fshatra në Maqedoni. Gjatë tre muajve të para, vullnetarët do t’i mësojnë lokacionet, gjuhët dhe do të njoftohen me kulturën e vendit. Shërbimin e tyre e fillojnë në dhjetor ndërsa më shumë se 800 amerikanë ka shërbyer në Maqedoni që nga viti 1996./Telegrafi/