Antonio Conte është dukur synuar ta ngritë Tottenhamin, pas blerjeve të dështuara nga trajnerët e mëparshëm Mauricio Pochettino dhe Jose Mourinho.
Conte mori drejtimin nga Nuno Espirito Santo në nëntor dhe forcoi menjëherë skuadrën e tij me dy ardhje të reja në afatin kalimtar të janarit.
Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur janë bashkuar nga Juventusi në ditën e fundit të afatit.
📋 An update on…
✅ Heung-Min Son
✅ Cristian Romero
✅ Dejan Kulusevski
✅ Rodrigo Bentancur
❌ Japhet Tanganga
❌ Oliver Skipp— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 4, 2022
Conte kishte paralajmëruar ditë më parë se do të nënshkruajë me disa lojtarë në afatin e janarit për të rritur kualitetin në skuadër, duke konfirmuar se shumë lojtarë që i ka në skuadër nuk janë në nivel.
“Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje afatit kalimtar për të nënshkruar me lojtarë. Ka rëndësie themelore kjo”, kishte deklaruar italiani.
Conte pas u krye transferimi i Kulusevskit foli për kualitetin e lojtarit që ka ofruar.
Kulusevski x Bentancur pic.twitter.com/Bi2XteN3v4
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 4, 2022
“Kulusevski – lojtar i mirë, shumë i ri dhe talent i madh. Ai mund të luajë në sulm, por gjithashtu ka potencialin për të luajtur edhe në krah. Cilësi të mira të tij janë këto”, ka thënë Conte.
Fjalët e Contes janë edhe shigjeta për nënshkrimet e mëparshme të bëra nga klubi nën drejtimin e Pochettinos dhe Mourinhos, të cilat nuk kanë shkuar sipas planit.
Tanguy Ndombele iu bashkua skuadrës së Pochettinos Spurs për mbi 75 milionë euro, ndërsa tani do të luajë si huazim te Lyon.
Po ashtu është larguar edhe Giovani Lo Celso, një tjetër nënshkrim i Pochettinos që nuk funksionoi ashtu siç pritej dikur.
25-vjeçari do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit si huazim te Villarreal në La Liga.
Pochettino e mori mesfushorin qendror argjentinas nga Real Betis në vitin 2020.
Në mënyrë të ngjashme, Matt Doherty – i cili mbërriti në klub gjatë epokës së Mourinhos – gjithashtu nuk është në palët e Spurs.
🎙 “I think that for the philosophy of Tottenham, these are two good signings for us.”
Watch Antonio's pre-Brighton press conference now ⤵️
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 4, 2022
Me Conten që mund ta fus Kulusevskin si mbrojtës anësor, ka të ngjarë që karriera e 30-vjeçarit në veri të Londrës të ketë përfunduar./Telegrafi/