Turistët që arritën me 45 minuta vonesë, në një port të Nassau në Bahama, shikonin të dëshpëruar derisa anija po largohej pa ata për në Miami të Shteteve të Bashkuara.
Ata ishin në ditën e gjashtë të lundrimit shtatë ditor, kur u shkëputën nga grupi dhe thirrjet e tyre nuk ndihmuan që kapiteni të ndalonte nisjen, transmeton Telegrafi.
Udhëtarët e anijes turistike shikonin nga ballkonet, derisa partnerët që u kishin mbetur të gjitha rrobat brenda, bisedonin me të pranishmit në port.
Ende nuk dihet për fatin e tyre, se si kanë arritur të kthehen sërish në shtëpi. Raportohet se fluturimi me aeroplan prej Nassau për në Miami, kushton 130 dollarë. /Telegrafi/