Një ekip ekspertësh gjermanë që do të duhet të hetojnë arsyet dhe rrethanat e zjarrit në spitalin modular në Tetovë sot arritën në Maqedoni.
Ekipi gjerman nga Shërbimi Federal i Kriminalistikës, është i përbërë nga katër ekspertë edhe atë nga kriminalist dhe forenzikë për hetimin e zjarrit dhe një kriminalist dhe një i forenzikës për matjen e hapësirave me laser dhe fotografim.
Ndryshe, në rastin tragjik në Tetovë humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë mbetën të lënduar.
Si pasojë e kësaj, ministri i Shëndetësisë, zëvendësministri dhe drejtori i spitalit të Tetovës ofruan dorëheqje, por dorëheqja e tyre ende nuk është pranuar nga kryeministri Zaev./Telegrafi/