Site icon Telegrafi

Arritëm në Sydney…

71-vjeçari Joannes Rutten dhe nipi i tij 15-vjeçar Nick e kishin organizuar udhëtimin me anë të një agjencie turistike holandeze, ashtu që të shkonin për vizitë te familjarët e tyre që jetojnë në Wollongong dhe Tallong në jug të Sydneyt.

Të shtunën e kaluar, ata ishin nisur nga aeroporti i Amsterdamit me Air Canada, por në vend se të shikonin pamjet e Urës Harbor të Sidneyt dhe Shtëpisë së Operës, ata kishin ateruar në një Sidney tjetër në Kanada (17.000 kilometra larg cakut të tyre).

“Mendoj se ishte një aventurë e mirë për 15-vjeçarin. Ata nuk janë udhëtarë sezonesh. Joannes ishte tmerrësisht i lodhur kur arriti”, ka thënë një kushëri i Rutten, i cili jeton në Wollongong të Sydneyt të vërtetë.

Exit mobile version