Site icon Telegrafi

Arrini më shumë duke bërë më pak: Çfarë duhet të dini për metodën 3-3-3 që rrit produktivitetin tuaj nga autori më i shitur

GettyImages

Ideja bazë e metodës 3-3-3 është që ju duhet të synoni të kaloni tre orë në projektin tuaj më të rëndësishëm, të përfundoni tre detyra më të shkurtra dhe t’i kushtoni kohë tre aktiviteteve të mirëmbajtjes çdo ditë

Është një qasje e thjeshtë që zbatohet lehtë dhe ofron një kornizë që mund t’ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar dhe produktiv gjatë gjithë ditës.

Përcaktimi i projekteve apo punës që kërkon më shumë përkushtim dhe energji që nuk keni pse ta kurseni është edhe fillimi i gjithçkaje.

Por, kur e dini se cilat janë detyrat që duhen përmbushur, nevojitet një lloj prioriteti. Provoni metodën 3-3-3 dhe do na falënderoni më vonë.

Çfarë është metoda 3-3-3?

Kjo teknikë vjen nga Oliver Burkeman, autor i librit “Four Thousand Weeks: Time Management for Mortals”.

Burkeman mbron idenë e planifikimit të çdo dite pune rreth një modeli 3-3-3, duke i kushtuar fillimisht tri orë duke ju futur “punës me kokë” në projektin më të rëndësishëm. Më pas, plotësoni tri detyra të tjera urgjente që nuk kërkojnë tri orë fokus. Së fundmi, bëni tri detyra “mirëmbajtjeje”, si pastrimi i emaileve, përgjigjet për disa të tjerë dhe planifikimin e punëve.

Pse funksionon metoda 3-3-3?

Ajo që e dallon këtë metodë nga të tjerat janë ato tri orët e para të punës pa u shpërqendruar. Të merresh me to në fillim do të thotë të jesh i freskët, i përqendruar. Qëndroni ato tri orë pa e-mail, tekste, biseda apo detyra të tjera të rëndomta, me sa mundeni.

Puna e thellë jep produktivitet të madh, kështu që do të arrini shumë nëse angazhoheni për të. Ju do të përfundoni pas rreth tre orësh, kështu që është më mirë t’i keni ato tre detyra të tjera të gatshme për t’u përfunduar, në mënyrë që të mund të qëndroni produktiv edhe kur kaloni në përgjegjësi më pak kërkuese. Në fund, detyrat tuaja të mirëmbajtjes ju japin një shans për t’i bërë gjërat duke i dhënë pushim trurit.

Kjo teknikë do të thotë që të bësh detyrën më të vështirë të parën dhe më pas do të ndjesh të njëjtën ndjenjë lehtësimi si kur kaloni në detyrat më të vogla.

Përdorni kohën tuaj të mirëmbajtjes për t’u përgatitur për punën e ditës pasardhëse ose për të përfunduar gjithçka që keni punuar gjatë atyre tre orëve të fokusit intensiv. /Telegrafi/

Exit mobile version