Site icon Telegrafi

Arrini në bregdetin që e keni ëndërruar për vetëm 1 orë e 20 minuta me fluturim direkt

Çdo destinacion do të ishte perfekt për të kaluar pushime të bukura, por do të ishin pushime të jashtëzakonshme nëse ju zgjedhni perlën e rivieres turke Bodrumin!

Për herë të parë në Kosovë falë Globus Travel, mund të niseni me fluturim direkt nga Prishtina. Një udhëtim komod, nëpërmjet të cilit vetëm për 1 orë e 20 minuta arrini në bregdetin që keni ëndërruar.

Një gadishull në jugperëndim të Turqisë, i cili laget nga ujërat e detit Egje, një qytet i cili njihet ndryshe dhe si Saint Tropez i Azisë së Vogël.

Për ata të cilët detin e kanë pasion të veçantë, Bodrumi është vendi ku tradita e lundrimit daton që nga ndërtimi i anijes së parë.

Një qytet i rrethuar me det të kristaltë por i veshur nga historia që në kohë të antikitetit. Mjafton një ditë e kaluar përreth për të njohur disa nga atraksionet kulturore që ky vend ofron.

Kështjella e Shën Pjetrit, Porta e Vjetër si dhe busti i Kemal Ataturkut janë disa nga pjesët të cilat duhen vizituar patjetër gjatë qëndrimit në Bodrum.

Një qytet me një jetë të gjallë të natës, ku rrugët jane të mbushura plotë nga entuziasmi i pushuesve deri në orët e vona.

Je ti ai që zgjedh nëse do të ndjekësh një koncert të muzikës moderne ose të darkosh në tavernat e peshkut që ndodhen buzë detit, aroma e parezistueshme e të cilave arrin të ngacmojë shqisat tona.

Dhe jo vetëm tavernat, por kulinaria përgjithësisht zë një vend të rëndësishëm në kulturën e këtij vendi. Gatime tradicionale si dhe kuzhina ndërkombëtare janë të shkrira më se miri me njëra-tjetren për të kënaqur shijet e gjithsecilit.

Mjafton kaq për të kuptuar se pse Globus Travel vendosi që të na suprizojë me risinë e kësaj vere.

Gjithmonë unikë dhe përzgjedhës në shërbimet që ofrojnë për klientët e tyre, Globus Travel këtë verë ka zgjedhur të jetë udhërrëfyesi juaj i pushimeve në Bodrum.

artikull i sponsorizuar

Exit mobile version