Treni i pestë udhëtarësh i blerë nga kompania kineze CSR për NP Hekurudhat e Maqedonisë Transport sot arriti në Maqedoni.
Treni i ri është dizel. Duhet të qarkullojë në linjën Shkup-Gjevgjeli-Shkup. Drejtoria e HM Transport pret që të lëshohet në qarkullim të rregullt për 15 deri në 20 ditë, pasi që të kryhen të gjitha testimet e nevojshme, njofton AIM.
CSR duhet të dërgojë në Maqedoni edhe një tren dizel në pajtim me marrëveshjen midis Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe CSR me të cilën do të blihen gjashtë trena udhëtarësh, katër dizelë dhe dy me elektromotorë.
Investimi për furnizimin e trenave arrin 25 milionë euro. /Telegrafi/