Telegrafi

Arrin seria 7800

Çmimi i propozuar në momentin e paraqitjes së kartelës është 350 dhe 250 dollarë, por pasi që AMD edhe në këtë rast partnerëve që nga fillimi u mundësoi modifikimin e dizajnit, për të pritur është që çmimet e kartelave mund të ndryshojnë goxha.

Radeon HD 7870 ka 1,280 stream procesorë në taktin prej një gigahersi dhe dy gigabajt të memories GDDR5 me takt prej 1.2 GHz. Memories GPU i qaset përmes kontrolluesit katërkanalësh respektivisht përmes mbledhëses me gjerësi prej 256 bit. Shpenzimi maksimal i kartelës me softuer është i kufizuar në 190 W derisa AMD pohon se shpenzimi tipik është më i afërt me kuotën prej 175 W.

Modeli më i dobët ka GPU-në i cili është i përbërë nga 1,024 stream procesor me takt pune prej 860 MHz. Ata kanë në dispozicion dy gigabajt të memories me takt pune prej 1.2 GHz të cilës i qasen përmes mbledhëses 256-bitësh. Shpenzimi maksimal i kartelës është i kufizuar me softuer në 150 W derisa AMD pohon se shpenzimi tipik është më i afërt me kuotën prej 130 W.

Testet e para tregojnë se kartelat e reja mesatarisht për 10 për qind janë më të fuqishme nga rivalët përkatës nga tabori i Nvidias – GeForce GTX 570 dhe GTX 560Ti. Duke pasur parasysh përvojat e deritashme me overclock të Radeonëve 28-nanometërsh, mund të presim që edhe këta të dalin si mjaftë tëmirë. /Telegrafi/