Yonghong Li ka arritur në Milano për ta përmbyllur marrëveshjen për blerjen e klubit të Milanit.
Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, kinezët duhet të paguajnë menjëherë 190 milionë euro, pasi që 250 milionë tashmë janë paguar.
Ndërsa një pjesë tjetër e parave prej 180 milionë janë garantuar nga American Elliott.
Paratë janë në Luksemburg dhe do të jenë në konton e Fininvest nesër.
Prej vitit 1985, pronari i klubit italian ishte Silvio Berlisconi, i cili është detyruar ta shes klubin.
Pritet që në ditët e ardhshme të ketë edhe një takim mes pronarëve të rinj dhe trajnerit Vincenzo Montella me skuadër. /Telegrafi/