Site icon Telegrafi

ARRIN PILULA KONTRACEPTIVE PËR MESHKUJ: Mbrojtja nga shtatzënia nuk do të jetë vetëm çështje femrash!

Deri tani kujdesi për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar kryesisht binte mbi femrat. Mirëpo, shumë shpejt e gjithë kjo do të ndryshojë.

Shumica e çifteve në lidhje të gjata apo në martesë, nëse në dëshirojnë të kenë fëmijë, mbështeten në atë që femra pi pilula kontraceptive ose në teknikën e “nxjerrjes”.

Fatkeqësisht, jo rrallë rezulton me shtatzëni të paplanifikuara, pastaj edhe abortimet.

Për fat të mirë, tani gjërat po ndryshojnë dhe së shpejti arrin pilula kontraceptive për meshkuj, transmeton Telegrafi.

Akademia e Universitetit Minnesotta prezantoi progresin e bërë në këtë studim duke u siguruar që ky medikament nuk do të sjellë efektë anësore.

Një nga ekspertët u shpreh për “The Times” se ilaçi do të jetë i tretshëm, do merret nga goja në formë pilule, do të veprojë shpejt dhe nuk do të zvogëlojnë epshin e atij që e konsumon.

Për shkak se disa përdorues do duan të kenë fëmijë pas një periudhe kohë ndikimi i kësaj pilule mbi fertilitetin do të jetë i kthyeshëm, pa efekte dëmtuese të cilësisë së spermës.

Vitin e kaluar gjatë punës kërkimore studiuesit identifikuan një enzimë të përdorur nga sperma për të depërtuar brenda vezës, e cila u hyri në ndihmë në punë e bërë për kontraceptivët e meshkujve. /Telegrafi/

Exit mobile version