Kur prisni ndonjë letër apo paketë që dikush ua ka dërguar me postë nganjëherë mund të jetë stresuese, por çka nëse paketa apo letra që e keni pritur i është dashur më shumë se dy vite që të arrij tek ju.
Kjo gjë i ka ndodhur saktësisht një burri në Australi, të cilët i ka arritur letra dhe një kuti me dy vite vonesë, transmeton Telegrafi.
Abdul Ëaheed-it i kishte dërguar një mik një kuti me postë, më 2 tetor të vitit 2014 nga Lakema në Sidney.
“Mendoj se posta ishte më e ngadaltë se ajo me breshkë”, ka deklaruar Ëaheed për mediat australiane.
Brenda kësaj kutie kishte një krem për lëkurë për të birin e tij, por fatkeqësisht asaj i kishte skaduar afati pasi postës i janë dashur mbi dy vite që t’ia dërgojë në shtëpi.
“Krema nuk më hyn në punë tani pasi i ka skaduar afati”, ka shtuar ai duke folur me ironi.
Ndërkaq zyrtarë të postës australiane kanë deklaruar se janë duke hetuar rastin, dhe janë të habitur me faktin se pse kanë shumë është dashur që kjo paketë të arrij në destiancion. /Telegrafi/