Site icon Telegrafi

Arrin në shtatë numri i personave të arrestuar në Pejë për shkak të moszbatimit të masave të Qeverisë

Ka arritur në shtatë numri i personave të arrestuar në Pejë, për shkak të moszbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me masat parandaluese për mbrojte nga pandemia globale, koronavirus.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se përveç gjashtë personave të arrestuar më 15 mars 2020, mbrëmë është arrestuar edhe një person tjetër, për shkak të veprës penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Nikçi poashtu tha se gjashtë të arrestuarit do të lirohen në procedurë të rregullt, pas skadimit të kohëzgjatjes së ndalimit prej 48 orëve

.Ndryshe, në Republikën e Kosovës është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së virusit “Covid-19”, ku numri i të infektuarve ka arritur në 16 persona.Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepra penale “mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, është e sanksionuar me burgim deri në 2 vite.

Në nenin 250 të KPRK-së thuhet se: “Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”.

Exit mobile version