Clement Grenier ka ardhur në Itali për të përfunduar marrëveshjen për huazimin e tij te Roma, teksa nesër pritet t’i bëj edhe vizitat mjekësore.
Mesfushori me tipare sulmuese do të bashkohen me klubin romak për pjesën e mbetur të sezonit, me raportet e fundit se huazimi i tij do të jetë me opsion për blerje për 3.5 milionë në verë.
Reprezentuesi francez ka mbërritur në aeroportin Ciampino të Romës, duke u paraqitur me një shall të Giallorossëve dhe duke thënë: “Daje Roma”, përcjell Telegrafi.
Sipas faqes Pagine Romaniste, Grenier, nesër nga ora 08:00 e mëngjesit do të filloj vizitat mjekësore, para se transferimi i tij të bëhet zyrtar.
26-vjeçari ka kaluar tetë sezone me Lyonin, por ka bërë vetëm gjashtë paraqitje këtë sezon, dhe të gjithë ato nga stoli. /Telegrafi/