Ai megjithatë punën si trajner i Trepçës së Mitrovicës do ta nisë pas një jave, të hënën tjetër. Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i Trepçës, Naim Hajrizi, për Kohën Ditore.
"Ai ka arritur në Kosovë dhe do të qëndrojë disa ditë për të parë ambientin dhe për t’u njoftuar me lojtarët. Punës do t’ia nis të hënën e ardhshme, kur edhe do t’i nisim përgatitjet për edicionin e ri", ka thënë Hajrizi. /Telegrafi/