Ka arritur në Kosovë, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albright. Ajo është pritur nga-ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Jahjaga në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretares Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmen tonë.
“Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright – njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretares Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmën tonë. Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar – lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen”, ka shkruar në Faceboojk, Jahjaga. Përjetësisht mirënjohës!/Telegrafi/