Telegrafi

Arrin në atdhe për HardhFest, Sofie Kastrioti, pas-ardhësja e heroit kombëtar Skënderbeu (Video)

Ka arritur në Republikën e Kosovës, pas ardhësja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu, Sofie Kastrioti.

Ajo ka arritur rreth orës 14:30 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Stër-mbesa e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kryesuesi i këshillit të HardhFest, Emrullah Spahiu.

Ajo u prit edhe nga përfaqësues të StoneCastle, sponsorit gjeneral të festivalit.

Vet Sofia u shpreh shumë e ngazëllyer që po qëndron në atdhe dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016.

“Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest”, u shpreh Sofie Kastrioti me të arritur në Republikën e Kosovës.

Ajo pritet të performojë në HardhFest që nisë më 2 shtator dhe përfundon më 4 shtator!