Numri i viktimave të sulmit terrorist në Las Vegas, ka rritur në 58 dhe 515 persona kanë mbetur të plagosur, deklaroi për media sherifi i Las Vegasit, Joe Lombardoduke.
Sulmuesi, i cili besohet të jetë vrarë, qëlloi qytetarët që ishin mbledhur në një koncert të hapur në “Rut 91”. Sulmuesi ka qëlluar turmën me armë zjarri nga kati i 32-të i hotelit.
Ndërkohë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Shteti Islamik (IS, më parë ISIS / ISIL) ka marrë përgjegjësinë për vrasjen masive në Las Vegas, që besohet të jetë më vdekjeprurëse në historinë moderne amerikane.
“Sulmi i Las Vegas u krye nga një ushtar i Shtetit Islamik dhe ai e kreu atë në përgjigje të thirrjeve ndaj shteteve të synuara të koalicionit”, shkruajnë mediat e huaja, duke cituar faqen e internetit Amaq. /Telegrafi/