Telegrafi

Arrin në 40 numri i viktimave nga shembja e digës në Brazil

Të paktën 40 persona humbën jetën pas shembjes së një dige të minierave në jugperëndim të Brazilit.

Brigada zjarrfikëse e Minas Gerais, tha se u gjetën 40 trupa të pajetë ndërsa janë në kërkim të 200 deri në 300 të zhdukurve.

Operacionet e shpëtimit janë në rrjedhë por autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Diga u shemb derisa minatorët po drekonin dhe ekipet e shpëtimit ende nuk mund të arrijnë tek viktimat, por nuk dihet arsyeja për shembjen e saj.

Kompania minerare Vale SA, tha se banorët e disa vendeve janë evakuuar dhe se operacionet e shpëtimit janë në zhvillim e sipër.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka njoftuar largimin e tre ministrave në zonën në të cilën diga është shembur.

Në shembjen e digës së minierave në Mariana, që ndodhi në vitin 2015, humbën jetën 19 persona ndërsa qindra të tjerë duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/