37 studentë të konviktit në Gjakovë janë helmuar si pasojë e ushqimit në menzë.
Studentët e helmuar kanë kërkuar ndihmë në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, ku edhe po trajtohen, raporton RTK, transmeton KosovaPress.
Konvikti, ku gjendeshin studentët do të mbyllet përkohësisht.