Numri i të qytetarëve që kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues që e goditi sot Meksikën, ka shkuar në 36, njoftuan zyrtarët meksikanë.
Ish-guvernatori i Oahakas, Alehandro Murat tha se 17 prej 20 personave që kanë humbur jetën në këtë rajon, ishin banorë të qytetit Huvetan në Meksikën jugore.
Meksika sot u godit nga një tërmet i fuqisë së madhe, 8.2 shkallë të Rihterit, që është tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur vendin në 100 vitet e fundit.