Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Italinë ditët e fundit, u kane marrë jetën më shumë se 25 personave. 12 anëtarët e një familjeje, mes tyre dhe një fëmijë kanë humbur jetën brenda një vile në Palermo për shkak të daljes nga shtrati të lumit Milicia.
Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave, duke mos i lënë mundësi anëtarëve të familjes të cilët ishin duke festuar, të dilnin nga banesa. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë, por vetëm 3 prej anëtarëve kanë arritur të shpëtojnë, për shkak se nuk ndodheshin në banesë në momentin e tragjedisë.
Mes viktimave janë edhe dy fëmijë, Rachele 1 vjeç dhe Francesko 3 vjeç.
Tragjedia në Palermo vjen në një kohë që Italia po përballet me motin e keq. Një pjesë e vendit është shkatërruar si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të fuqishme, ndërsa numri i viktimave është rritur.
Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ndërsa më shumë se 300 mijë pemë janë dëmtuar. Sipas mediave të vendit fqinj, dëmet materiale mund të arrijnë më shumë se 1 miliardë euro.
Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shumë shkollave ndërsa shumë rrugë janë bllokuar.
https://www.youtube.com/watch?v=qPMK7wbBo64