Site icon Telegrafi

​Arrin në 18 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Malishevë

Bazuar në të dhënat zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, numri i të shëruarve nga coronavirusi në Komunën e Malishevës ka arritur në 18 persona, pasi sonte është konfirmuar edhe një person tjetër i shëruar.

Sonte është shënuar edhe një rast i prekur me COVID-19, me të cilin bilanci i përgjithshëm në Komunën e Malishevës arrin në 70, prej tyre një i vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar sot 36 raste të reja të prekura me coronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë raste nga Komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër raste Ferizaj, katër  raste Talinovc dhe një rast Mirash), tetë raste nga Komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: katër  raste Topanicë, katër raste Hodonovc), pesë raste nga Komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: katër raste Prizren dhe një rast Skorobishte), tre  raste me vendbanim në Gjakovë, dy raste me vendbanim në Prishtinë, dy raste me vendbanim në Mitrovicë e veriut dhe me nga një rast vendbanimet: Suharekë, Lipjan, Ramjan-Viti, Banjë-Malishevë, Studenicë-Istog, Lëbushë-Deçan dhe Zveçan”, është thënë në njoftimin e IKSHPK, përcjell Telegrafi .

Lexo po ashtu 36 raste të reja me COVID-19, arrin në 423 numri i të infektuarve në Kosovë
Duke marrë parasysh shifrat e reja Kosova ka 423 raste të konfirmuara me coronavirus; 9 pacientë kanë vdekur, ndërsa 74 janë shëruar.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.​ /Telegrafi/

Exit mobile version