Site icon Telegrafi

Arrin në 100 numri i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në fshatrat e Bulqizës

Tre lëkundjet e forta të tërmetit që tronditën rrethin e Bulqizës së Shqipërisë, ku epiqendra ishte në Zerqan me magnitudë 5 ballë, ka bërë që shumë shtëpi të dëmtohen.

Në njësitë administrative Shupenzë, Zerqan, Fushë Bulqizë, Ostren dhe Trebisht numërohen 100 shtëpi të dëmtuara .

Lexo po ashtu Tërmeti në Shqipëri, 62 shtëpi të dëmtuara në Bulqizë, banorët kërkojnë ndihmë nga shteti

Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu u shpreh se kanë qenë në kontakt me të gjitha njësitë administrative, dhe se dëmet janë të rënda në disa banesa.

Shtëpitë e dëmtuara janë në këto Njësi Administrative:

Njësia Administrative Shupenzë – 25 banesa

Njësia Administrative Zerqan- 22 banesa.

Njësia Administrative Fushë-Bulqize 18 benrsa.

Njësia Administrative Gjoricë- 11 banrsa

Njësia Administrative Ostren- 9 banesa

Njësia Administrative Trebisht – 6 banesa

Njësia Administrative Martanesh -6 banesa

Njësia Administrative-Bulqizë -3 banesa.

Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor./oranews/

Exit mobile version