MINI ka paralajmëruar modelin elektrik kur ai paraqiti konceptin elektrik në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë në internet janë shfaqur fotografitë e modelit të paraprodhimit.
Automobili testues është fotografuar në rajonet alpine të Austrisë.
Dizajni i jashtëm është marrë kryesisht nga hatchback mini me tre dyer, dhe ndryshimi më i madh stilistik është në pjesën e përparme.
Vetura ka enterier të ngjashëm me MINI-n standard, madje një pjesë e mirë e tabelës komanduese është e mbuluar me monitorë dhe instrumente, në të cilat përcillen të dhënat nga testi i vozitjes.
Spekulohet se MINI elektrik do të mundësohet nga një motor elektrik, të cilin BMW do ta përdorë në modelin e ardhshëm elektrik i1.
MINI E do të fillojë të prodhohet në nëntor 2019, ndërsa data e premierës botërore ende nuk dihet. /kp/Telegrafi/