Telegrafi

Arrin Lync për iOS

Aplikacionet ofrojnë mundësi të kryerjes së thirrjeve VoIP, dhe komunikimin me mesazhe të çastit. Gjithashtu, janë mundësuar edhe bisedat konferencë, e aplikacioni ofron pasqyrën e dispozicionit të shfrytëzuesve në kohë reale. Për punë nevojitet Lync Server në vendin e punës ose një llogari pranë Office 365/Lync Online.

Më herët gjatë muajit Microsoft në versionin për iOS plasoi OneNote dhe lojën Kinectimals e cila deri tani ishte në dispozicion vetëm për Windows Phone. /Telegrafi/