Telegrafi

Arrin Lumia 610 dhe 900?

Bëhet fjalë për modelet Lumia 900 dhe Lumia 610, e ata pritet të paraqiten kah fundi i muajit në panairin Mobile World Congress në Barcelonë. Modeli Lumia 900 sipas pohimeve është version internacional i smartphoneit tashmë të parë të dedikuar për tregun amerikan i cili ka ekranin prej 4.3-inçësh, por pa mundësi të punës në rrjetat mobile LTE. Në vend të kësaj përmendet kamera me rezolucion prej 12 megapiksel.

Lumia 610 do të jetë pajisja më e lirë Windows Phone, thonë burimet. Çmimi i celularit pa kontratë do të duhej të jetë 120 euro, e duke iu falënderuar versionit të optimizuar të SO të quajtur Tango, celulari do të ketë edhe harduerin paksa më të dobët. /Telegrafi/