Telegrafi

Arrin Kinect për Windows

Pajisja do të duhej të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm, e ndryshimet harduerike në krahasim me versionin e “zakonshëm” të dedikuar për Xbox janë vetëm optimizme më të vogla. Sipas të gjitha gjasave avancimi më i madh është mundësia që të “shihen” personat e larguar vetëm 50 centimetra nga pajisja, derisa versioni i Kinect për Xbox kërkon skanimin e plotë të trupit në largësi prej gati 2.5 metra.

Më shumë informata mund të lexoni në blogun zyrtar të Microsoftit. /Telegrafi/