Telegrafi

Arrin Kindle Fire 8.9-inçësh?

Sipas pohimeve Amazon po e përgatit fillimin e prodhimit të Kindle Fire më të madh për muajin maj të vitit 2012, e paraqitja në treg do të duhej të ndodh kah fundi i çerekut të dytë. Burimet e paemëruara të cilat citon Digitimes thonë se data e saktë e paraqitjes nuk është konfirmuar ende.

Thashethemet rreth tabletit 8.9-inçësh nga Amaon janë duke u shpërhapur për disa javë tani, e spekulohet edhe për versionin 10.1-inçësh. Burimet e Digitimes thonë se Amazon tani për tani ka vendosur në favor të versionin 8.9-inçësh për të shmangur hyrjen në garë me tabletët të cilët kanë diagonalen e ekranit në mes 9.7 dhe 10.1 inç, duke përshirë iPadin e Apple dhe Galaxy Tab 10.1 nga Samsung.

Amazon javës që shkoi zyrtarisht paraqiti tabletin e vet të parë, 7-inçëshin Kindle Fire, i cili është pranuar jashtëzakonisht mirë nga tregu. Vlerësohet se qysh gjatë këtij çereku Amazon do të shes rreth 6 milion tablet të vet. /Telegrafi/