Telegrafi

Arrin iOS 5.0.2?

Sipas shkrimit të faqeve gjermane Marcekopf, të cilat thirren në inxhinierin e paemëruar të Apple, iOS 5.0.2 do të duhej të paraqitet para javës së ardhshme. Në të vërtetë mbindërtimi i mëparshëm, me shënimin numerik 5.0.1 disa shfrytëzuesve ua ka zgjidhur problemin me kohëzgjatjen e baterisë, por të tjerët thonë se situata është e njëjtë ndoshta edhe më e keqe.

Sipas pohimeve Apple dëshiron që përmes këtyre mbindërtimeve të siguroj kohëzgjatjen e baterisë që do të mundësoj 10 orë përdorim dhe 40 orë pritje në gatishmëri.

Macerkopf gjithashtu thekson se shumë afër është edhe paraqitja e iOS 5.1 që do të sjell komanda të reja zanore për Siri. /Telegrafi/