Telegrafi

Arrin ilaçi i ri kundër kancerit, më efikasi nga të gjithë të tjerët!

Pilula efektive kundër kancerit e njohur si OTS964, mund të jetë për disa lloje të kancerit. Ilaçi mund të konsumohet si një tabletë normale ose me injeksion.

Ky mjekim i transplantuar në minj, plotësisht e ka eliminuar kancerin. Vitin e ardhshëm do të fillojë testimi tek njerëzit.

Pilula funksionon në mënyrë që jepen proteine, të cilat te shumë lloje të kancerit janë të ndara. Proteinat rrallë gjenden në qelizat e shëndetshme, kështu që trajtimi i gjen qelizat e sëmura dhe nuk lë aspak pasoja.

Deri tani, pilula është testuar vetëm tek minjtë që kishin qeliza kanceroze, sikurse njerëzit. Ajo ishte konsumuar dy herë në javë për tre javë. Kanceri ishte zhdukur krejtësisht në 5- 6 minj në muajin e parë të trajtimit. Pilula ishte më efektive kur ishte konsumuar në formën e një tablete. Kështu, ai ishte i suksesshëm në të gjithë minjtë.

Hulumtuesit kanë testuar kancerin në mushkëri, por ka shumë arsye për të besuar se pilula do të jetë efektive edhe te kanceri i gjirit, trurit, mëlçisë dhe shpretkës.

Shkencëtarët shpresojnë se pilula nuk mund të ketë ndikim në trajtimin e leukemisë. /Telegrafi/