Këtë të enjte, në kinemanë Cineplexx do të organizohet eventi “Horror Night” me premierën e filmit më të frikshëm të vitit The Nun.
Kinemaja Austriake në Prishtinë ka përgatitur event special për premierën e këtij filmi, me plot aktivitete. Për të ju përshtatur natyrës së filmit, Cineplexx ka bërë të ditur se për “Horror Night”, kinemaja do ta shndërrohet në një atmosferë horrori me dekorime të frikshme. Eventi fillon prej orës 18:30, deri në orën 23:00.
“The Nun” është pjesa e pestë e universit “The Conjuring”, pjesë e të cilës janë filmat: The Conjuring, The Conjuring 2, Annabelle, Annabelle: Creation. “The Nun” thuhet se do të jetë kapitulli më i frikshëm i kësaj franshize, si dhe horrori më i frikshëm i këtij viti.
Ngjarja e filmit zhvillohet kur një prift me një të kaluar të komplikuar dhe një murgeshë fillestare dërgohen nga Vatikani në Rumani për të hetuar vdekjen e një murgeshë të re dhe për t’u përballur me një forcë të ligë në formën e një murgeshë djallëzore. Shikoni disa foto ekskluzive nga filmi në këtë përmbledhje të filmit.
Filmi do të shfaqet në teknologjinë 2D, në 15 orare në total. Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:30 në Cineplexx, Albi Mall. Për më shumë rreth eventit dhe orareve klikoni këtu.
Çmimi i biletës është vetëm 3,60€ për premierë. /Telegrafi/