Telegrafi

Arrin Firefox 8 beta

Një nga mundësitë kryesore që sjell ky version është kërkimi i integruar i postimeve në Twitter. Kërkimi nëpër këtë shërbimi për mikro-blogging bëhet në të njëjtën mënyrë sikurse që bëhen kërkimet e zakonshme, e krejt çfarë duhet bërë është të zgjidhet Twitter si kërkuesi i dëshiruar. Gjatë ri-nisjes së Firefoxit mund të zgjidhet opsioni për ngarkimin e fletëzave të hapura vetëm pasi ato të jenë shkarkuar së pari me cilën gjë përshpejtohet nisja e aplikacionit me më shumë fletëza në sesionin paraprak.

Është shtuar kontrolli i përmirësuar i shtesave për shfletuesin, e shfrytëzuesit gjatë mbindërtimit në dialog-dritare mund të zgjedhin add-onët të cilët dëshirojnë të mbajnë, e ato të cilat nuk i dëshirojnë mund ti de-instalojnë. Janë shtuar edhe animimet e rinj gjatë kryerjes së operacioneve me fletëza, si dhe HTML5 klikimi nativ i tastit të djathtë me cilin veprim me markup të thjeshtë mund të shtohen funksione në menynë kontekstuale në Firefox.

Firefox 8 beta mund të shkarkohet nga këto faqe.