Telegrafi

Arrin Exonys i ri

Çipi i vjetër gjithashtu ka 2 bërthama ARM, por në taktin e “ngadaltë” prej 1.2 GHz dhe me arkitekturën Cortex A9. Siç thonë në Fudzilla, çipi i ri do të duhej të ketë në përgjithësi performancat dyfish më të mira se pararendësi, por kjo mund të mos duket si ndonjë e arritur e madhe duke pasur parasysh taktin më të lartë dhe përdorimin e arkitekturës më të avancuar.

Pjesa grafike e SoC-së së ri nga ana tjetër është shumë më mbresëlënëse. Samsung cek performancat deri katër herë më të larta në krahasim me Exynosin e vjetër respektivisht Mali 400 GPU i cili ndodhet në të. Edhe pse nuk ceket se cili GPU ndodhet në Exynos 5250, sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për Mali T604 GPU-në e ARM. GPU i ri përkrah rezolucionet deri në 2,560 x 1,600 piksel si dhe 3D-në stereoskopike.

Edhe pse ekzemplarët testues të çipave janë në dispozicion qysh tani, prodhimi nuk do të nis deri në çerekun e dytë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/