Telegrafi

Arrin ekspedita e filmit “Shok” në Kosovë, priten nga pak njerëz në aeroport (Foto)

Ka arritur në Kosovë kasti i filmit “Shok” që ka qenë në Los Angeles për ceremoninë Oscar.

Edhe pse nuk triumfuan duke fituar çmimin Oscar, pa dyshim se nuk ka asye për zhgënjim, shkruan Telegrafi.

Kosova u promovua në mënyrë të fuqishme në kinematografinë botërore.

Dhe pas këtij suksesi të madh, yjet e filmit “Shok” kanë arritur në Prishtinë, ku janë pritur nga dhjetëra qytetarë duke mos qenë një pritje impozante për ta në aeroport.

Filmi “Shok” nuk arriti që të fitojë Oscarin për filmin më të mirë në zhanrin e filmave të metrazhit të shkurtër. /Telegrafi/