Ka arritur në stadiumin St. Jakobs Park edhe trofeu i çmueshëm i Ligës së Evropës.
Trofeu ndonëse nuk është i rëndësisë sa i Ligës së Kampionëve, është mjaft i çmuar.
Rëndësia nuk qëndron në atë se sa peshon, apo sa është i lyer me ari, por vlera e vërtet qëndron se me të fituar trofeu, garantohet kualifikimi në Ligën e Kampionëve, shkruan Telegrafi.
Kjo ndoshta ka nxitur dëshirën e skuadrave për të dalë triumfuese në garën e dytë më prestigjioze të Ligës së Evropës dhe i ka dhënë rëndësi kësaj gare dhe trofeut në fjalë.
Trofeu ka arritur para pak çastesh në St. Jakobs Park dhe imazhet shfaqin një delegat teksa po e pozicionon te vendi ku do të parakalojnë lojtarët.
Aty trofeu do të qëndrojë gjatë gjithë ndeshjes ku në fund fituesi do ta ngrisëa atë. /Telegrafi/