Telegrafi

Arrin Core i7-2700K

Procesori punon me taktin prej 3.5-GHz, pra për 100 MHz më shumë se modeli i7-2600K. Ka katër bërthama, 8 MB L3 cache, ka të përfshirë kontrolluesin e memories DDR3 dhe si dhe ka të integruar grafikën HD3000. TDP i procesorit është i deklaruar në 95W, e çmimi për 1,000 copë është nga 332 dollarë.

Gjithashtu, Intel ka ulur çmimet e disa nga modelet ekzistues për 15%. Core i3-2120 tani kushton 117 dollarë, Pentium G850 kushton 75 dollarë, e Pentium G630 64 dollarë. /Telegrafi/