Telegrafi

Arrin Chrome 15

Faqja e re mundëson menaxhimin më të thjeshtë të aplikacioneve të Chromeit dhe të faqeve më të preferuara. Faqja përbëhet nga dy pjesë – në njërën ndodhen ikonat e aplikacioneve të instaluara, derisa në të tjetrën ndodhen faqet më të vizituara. Aplikacionet dhe faqet mënjanohet me tërheqje të thjeshtë në këndin e poshtëm të djathtë, e ato mund të organizohen edhe nëpër faqe.

Versioni i ri i Chrome-it është në dispozicion në faqen google.com/chrome ose me mbindërtimin automatik drejtpërsëdrejti nga shfletuesi. /Telegrafi/