Site icon Telegrafi

Arrin 200 milionë – “Zemër” nga Dhurata Dora konfirmohet si mega hiti ndërkombëtar që theu rekorde

Tashmë dilemat për hitin e verës nuk ekzistojnë prej fillimit të saj – Dhurata Dora ka publikuar superhitin “Zemër” me Soolking i cili tejkaloi krejt pritshmëritë.

Po flasim për një këngë shqiptare që tashmë u bë hit ndërkombëtar.

“Zemër” ka vazhduar me rekorde duke arritur tashmë 200 milionë klikime në YouTube.

Projekti u punua nga top producenti, Big Bang në shtëpinë e hiteve RedBox.

Ndërkaq, videoklipi u realizua nga MAX Production.

Për Dhuratën është ky suksesi më i madh i karrierës që e katapultoi atë në arenën ndërkombëtare, pas një bashkëpunimi të frytshëm me BigBang dhe Soolking. /Telegrafi/

Exit mobile version