Site icon Telegrafi

Arrijnë vendimet për marrjen e imunitetit të deputetëve të Maqedonisë, të arrestuar në mëngjes

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka kërkuar edhe zyrtarisht që deputetëve të arrestuar Sasho Vasilevski, Zhaklina Peshevska dhe Ljupço Dimovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së, t’u hiqet imuniteti.

Kërkesa, sipas TV24, është adresuar deri tek kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe pritet që ai të kthehet nga udhëtimi zyrtar për t’i hapur dhe për të dhënë përgjigje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në anën tjetër, komisioni për çështje të mandateve dhe imuniteteve në Kuvend, ka caktuar seancë për ditën e nesërme ku do të diskutohet kjo kërkesë.

Kuvendi pas vendimit të komisionit, në afat prej tre ditëve duhet të sjell vendim ndaj kërkesës së Gjykatës Themelore Shkupi 1. /Telegrafi/

Exit mobile version