Telegrafi

Arrijnë vaksinat për fëmijë

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë qytetarët e vendit se në Kosovë kanë ardhur 94 mijë doza të vaksinës Pentavax (DPT/Hep B/HiB) për vaksinimin e fëmijëve sipas Programit të Zgjeruar të Imunizimit.

“Këto vaksina janë të prodhuara na janar të këtij viti, ndërsa pas regjistrimit të tyre, sot ka filluar shpërndarja e tyre dhe janë informuar të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sasia e vaksinave që marrin komunat varet nga kërkesat e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç bëhet e ditur në këtë njoftim në ditët në vijim, prindërit, në bashkëpunim me njësitë e vaksinimit nëpër QKMF, duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me këtë lloj të vaksinës sipas programit të vaksinimit.