Telegrafi

Arrijnë vaksinat kundër sëmundjes gungore të lëkurës te gjedhët

Kanë arritur 250 mijë doza të vaksinës kundër sëmundjes gungore të lëkurës, për parandalimin e kësaj sëmundje te gjedhët, informojnë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Agjencisë së veterinarisë, shpërndarja e vaksinës deri te shoqatat kompetente veterinare, ambulantet veterinare dhe te veterinarët amë është në rrjedhë e sipër.

Sipas tashmë planit të përpiluar për veprim në drejtim të vaksinimit parandalues të Agjencisë për ushqim dhe veterinari do të fillojë vaksinimi i të gjithë gjedhëve në territorin e tërë Maqedonisë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes gungore të lëkurës./Telegrafi/