Telegrafi

Arrijnë së shpejti në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, së shpejti pritet të arrijnë në Morinë.

Kjo është bërë e ditur nga kompania e cila është duke kryer bartjen e kufomave, të cilët kanë publikuar pamjet minuta më parë në rrjetin social Facebook.

Ata kanë bërë të ditur se vazhdimisht janë në përcjellje nga policia shqiptare dhe pritet që së shpejti të arrijnë në Kosovë.

Ndryshe mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje më të mirë shëndetësore. /Telegrafi/