UNICEF njofton se gjatë javëve të ardhshme në Kosovë pritet të arrijnë edhe rreth 522 mijë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech
Kosova ka pranuar sot 38,400 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca / Oxford COVID-19, të prokuruara nga UNICEF-i përmes programit të COVAX-it.
Programi i UNICEF-it në Kosovë njofton se kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes sistemit COVAX.
Deri më tani, Zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me donacionin e 211,420 dozave të vaksinës COVID-19 përmes COVAX.
Një dërgesë tjetër prej 521,820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 do të arrijë në javët e ardhshme.
Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës./Telegrafi/