Site icon Telegrafi

Arrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit lidhur me keqpërdorimet e rezervave shtetërore

Janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës tre të dyshuarit lidhur me keqpërdorimet e rezervave shtetërore, ku të premten pas bastisjeve janë arrestuar dy zyrtarë të MINT-it, drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Po ashtu është arrestuar edhe Ridvan Muharremi, person që u raportua i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Pas pak minutave pritet të filloj seanca dëgjimore për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i djeshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në pranga kanë përfunduar 3 persona të dyshuar.

Ata janë arrestuar nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Exit mobile version